Haradinaj: Ende s’ka marrëveshje me Listën Serbe për Demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka pranuar se ende s’ka marrëveshje me Listën Serbe për Demarkacionin.

Lajme

16/03/2018 10:40

Ai ka thënë se deri të martën do t’i bëjnë votat.

“Ne kemi biseduar me Listën Serbe por nuk kemi arritur marrëveshje, jemi në proces e sipër të garantimit të votave”, ka thënë Haradinaj.

“I bëjë thirrje Visarit e të tjerëve që të reflektojnë sepse as unë nuk e kam të lehtë”, ka thënë ai.

Tutje kryeministri theksoi se mungesa e deputetëve në seancë të martën, është porosi për izolimin e Kosovës.

“Vota është por duhet të jemi të sigurt që të jenë të gjithë të martën. Mungesa e një deputeti në seancë të martën është porosi që ta mbajnë Kosovën në izolim. Për këtë nëse dikush mungon atëherë qytetarët duhet ta ndëshkojnë”, tha Haradinaj.

Seanca për Demarkacionin mbahet të martën nga ora 16:00. /Lajmi.net/