Haradinaj e uron Metën: Llogaris në ndihmën tuaj për shtetin e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Ilir Meta.

Lajme

25/07/2017 14:12

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social facebook ka shkruar se llogarit në ndihmën e Metës për shtetin e Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

I nderuar z President, Ilir Meta,

Ju uroj përzemërsisht marrjen e detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë!

Më lejoni tu shpreh konsideratën time më të lartë, dhe besimin se Ju do të luani rol të rëndësishëm në modernizimin e shtetit shqiptar, si dhe në forcimin e marëdhënieve vëllazërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Poashtu llogaris në ndihmën tuaj të pakursyer për shtetin e ri të Kosovës.

Njëkohësisht shpreh gatishmërinë time për një bashkëpunim të ngusht në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar.

Ju priftë e mbara!

RH