‘Haradinaj e Limaj nuk e kishin vendin në protestën e djeshme’

Aktivisti i shoqërisë civile dhe ish kandidati për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Avni Zogiani, thotë se Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, nuk e kishin vendin në protestën e djeshme, pasi e kaluara e tyre tregon se nuk janë të ndryshëm nga ata kundër të cilëve protestonin dje. 

Lajme

25/01/2015 18:09

Sipas Zogianit, po të ishin në pushtet, Haradinaj e Limaj, i pari nuk do ta shkarkonte Jabllanoviqin, e i dyti nuk do ta kishte problem ta falte Trepçën. 

“Për mendimin tim së paku dy njerëz nuk e kane pasur vendin në protestën e djeshme, perveç tjerash, sepse janë bërë milionerë nga vjedhja e parasë publike, por natyrisht edhe për shume arsye tjera nga ato që do t’i them këtu:

1. Ramush Haradinaj derisa ka qenë në pushtet ka treguar të njëjtin qëndrim në raport me superioritetin e serbeve dhe ai pra po të ishte në qeveri nuk do ta shkarkonte Jabllanoviqin dhe

2. Fatmir Limaj ashtu siç e ka falur Aeroportin e Prishtinës dhe e ka bërë kontratën e Autostradës pa asnjë kufizim të çmimit, do ta jepte dhe Trepçën për arsye të interesave personale…..”, ka shkruar Zogiani në Facebook. (lajmi.net)