Haradinaj: Beteja e Kosharës, kulm i shtëpisë sonë

Me intonimin e himnit kombëtar filloi sot Akademia Përkujtimore për heroin Sali Çekaj.

Lajme

19/04/2015 12:53

Kjo akademi, e cila shënohet në kuadër të manifestimit “Ditët e Shqipes”, është e organizuar nën patronazhin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj vlerësoi lartë luftën e heroit Sali Çekaj, duke thënë se edhe pavarësia do të ishte më ndryshe nëse nuk do të kishte ndodhur kjo betejë.

“Është vështirë me fjalë me e shpreh dhe me e sjell sot figurën e Sali Çekajt. Mendoj se Sali Çekaj bëri atë që pak kishin mujt me bo. I ruajti gjithë ato që i kishte akumuluar gjatë gjithë jetës së vetë dhe i dha në ato ditë. Epopeja e Kosharës është kulmi i shtëpisë sonë. Pa këtë luftë edhe shtëpia jonë do të ishte ndryshe”, tha Haradinaj gjatë kësaj akademie.

ditet-e-shqipes