Haradinaj: Ambasadori i Kosovës do të votonte sikur Trumpi në OKB për Jerusalemin

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë vota e Kosovës në OKB për Jerusalemin do të ishte në një linjë me SHBA’në.

Lajme

23/12/2017 21:31

“Ashtu si ka votu Presidenti Trump”, tha Haradinaj, i pyetur se si do të votonte ambasadori i Kosovës në OKB, për rastin e Jerusalemit.

“Nëse më dëgjon ambasadori i Kosovës, në politikë të jashtme ne e përcjellim Amerikën’, tha Haradinaj për televizionin publik.

Këtë muaj, Presidenti amerikan Donald Trump, njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

“Kam vendosur që është koha që të njohim zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit”, kishte thënë Trump.