Hani selino, ulni kolesterolin në gjak

Selinoja konsiderohet si erëz dhe perim në të njëjtën kohë. Ka një shije të pazakontë dhe më së shumti përdoret në supa dhe sallata.

Lifestyle

20/02/2016 17:50

Është shumë e ulët në kalori dhe e pasur në vitamine dhe minerale, duke e bërë një ushqim të përkryer dietal. Posaçërisht, është e lartë në kalium, gjë që ndihmon në uljen e kolesterolit.

Fakte për kolesterolin

Kolesteroli është një substancë e dylltë në trupin tonë. Ndihmon formimin e qelizave membranore dhe ndihmon në prodhimin e disa hormoneve dhe vitaminës D. Prodhohet në mushkëritë tona, por mund të gjendet edhe në ushqime si mishi, prodhimet e qumështit, të verdhat e vezës dhe peshk. Nëse hamë shumë kolesterol, e rrit nivelin e tij në gjak, që mund të shkaktojë shtypje të lartë gjaku dhe sëmundje të ndryshme të zemrës, transmeton lajmi.net.

Kaliumi dhe shtypja e gjakut

Nëse në dietën tonë përfshijmë ushqime të larta në kalium si selinoja, ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut. Sugjerohet konsumimi i përditshëm prej 4.7 gramësh kaliumi së bashku me reduktimin e kripës e cila gjithashtu ndikon në rritje të shtypjes së gjakut.

Përfitime të tjera

Kaliumi është i nevojshëm për funksionimin e duhur të muskujve, tretjes, dhe mbështet shëndetin e eshtërave. Këto mund t’i gjejmë, përveç tek selinoja në fruta, perime si avocado, fasule të ndryshme dhe thjerrëza./lajmi.net