Hamza prezanton Programin e Reformave, rritja ekonomike mbi 5 % deri në vitin 2020

Shqyrtimi i programit për reformat në ekonomi, që rezulton me 20 reforma strukturore dhe të cilat mund përshpejtojnë trendin e rritjes ekonomike, Shqyrtimi i nismës për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë për Furnizim me ujë për në Komunën e Ferizajt, që nënkupton një investim mbi 5 milionë euro në këtë fushë dhe Nisma për negocimin e Grantit me Bankën Gjermane për Zhvillim për përmirësimin e Ngrohtores së Qytetit, që nënkupton investim prej 10 milionë eurosh dhe ndikim të drejtpërdrejt në uljen e nivelit të ndotjes së ajrit, janë vetëm disa nga vendimet që Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë sot, në mbledhjen e saj të 26-të.

Lajme

29/01/2018 12:44

Ministri i Financave, Bedri Hamza në mbledhjen e Qeverisë ka paraqitur Programin e Reformave në Ekonomi 2018.

Ai me këtë rast tha se programi parasheh reforma në sektorë të ndryshëm dhe se ky raport ka të bëjë me pjesën e ekonomike të Raportit të Progresit.

Hamza njëherit përmendi fushat ku specifikisht është i përqendruar ky program që qëllim ka përafrimin me vendet e BE-së.

Ndërsa, sa i përket rritjes ekonomike, numri një i Financave në vend, tha se ajo do të jetë 4.5% këtë vit, kurse deri në vitin 2020 do të arrijë mbi 5 %./Lajmi.net/