Hamza nuk sheh problem buxhetor për transformimin e FSK-së në ushtri

Ministi i Financave, Bedri Hamza, është shprehur i sigurt se shndërrimi i Forcave të Sigurimit të Kosovës në ushtri nuk do të jetë problem i buxhetit në aspektin financiar.

Lajme

06/12/2017 12:43

“Sa i përket çështjes së shndërrimit të FKS-së në ushtri, ju siguroj se aspekti financiar i buxhetit nuk ka me qenë problem për transformimin e FSK-së në ushtri”, tha sot Hamza në foltoren e Kuvendit.Madje, ai vijoi duke thënë se kjo ka mundur të kryhej më herët sikur të kishin qenë më vizionarë.