“Halloween” në Prishtinë shndërrohet në gjuajtje me vezë (Foto)

Edhe në Kosovë sonte është festuar festa e “Halloween-it” apo siç njihet ndryshe “Nata e Shtrigave”. Mirëpo, për dallim nga vendet tjera ku kjo festë shënohet, në vendin tonë keqpërdoret në disa raste.

Lajme

31/10/2016 22:17

Fëmijët e pakujdesshëm dhe ata që nuk shoqërohen me prind gjatë kësaj nate, hedhin veze në drejtim të veturave, njerëzve, lokaleve, etj., shkruan lajmi.net.

Në fotografitë që ju sjellim nga sheshet e Prishtinës, shihen shumë vezë të thyera, por edhe mbeturina të shumta.

Çka është “Halloween”?

Festa e njohur si “Halloween”, është festa më popullore në Shtetet e Bashkuara, pas Krishtlindjes.

“Halloween” është nata mes 31 tetorit dhe 1 nëntorit që festohet kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që kohëve të fundit ka filluar të përhapet me të madhe edhe në Evropë, prej nga e ka edhe burimin.

Si fjalë, është e formuar nga  fjala “all – hallows – even” që do të thotë “Nata e të gjithë të shenjtëve, e njohur ndryshe edhe si “Nata e Shtrigave”.

Gjatë kësaj feste njerëzit vishen me kostume të ndryshme, shpeshherë të frikshme, dhe shkojnë që të vizitojnë njëri-tjetrin nëpër shtëpi, ose mblidhen së bashku për të festuar.

10 simbolet kryesore të Halloween-it janë: Misri dhe gruri, ngjyra portokalli dhe ngjyra e zezë, merimangat, lakuriqët e natës, macet e zeza, skeletet, fantazmat, maskat, kostumet dhe shtrigat.

Ekzistojnë versione të ndryshme të traditave të Halloween-it, por origjinën e vërtetë e gjejmë në festivalin antik të keltëve të njohur si Samhain. Në Skocinë e vjetër mendohej se ishte pikërisht nata e 31 tetorit, kur nuk kishte më kufi mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve, shkruan lajmi.net.

Legjenda thotë se shpirtrat që kishin vdekur gjatë atij viti mblidheshin së bashku për t’u përzier me botën e të gjallëve, dhe më pas për të nisur rrugën drejt një bote tjetër.

Në natën e fundit të të korrave të vjeshtës, bota ndryshon nga ngrohtësia e diellit të verës në ftohtësinë e errët të dimrit, toka nga pjellore në shterpë.

Keltët e lashtë besonin që ky tranzicion u jepte formave të mbinatyrshme një shans për të thyer përmes në botën e të gjallëve dhe shkatërrime e tyre djallëzore të lulëzonin.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti amerikan Barak Obama dhe zonja e parë, Michele Obama për vite me radhë, kanë organizuar pritje me ëmbëlsirat e shtëpisë të gatuara nga shefi i kuzhinës presidenciale.

Shtëpia e Bardhë ishte mbushur me kunguj, me vampirë e shpirtra të këqij, rrjeta merimangash e plot simbole të tjera të festës. Halloween është një industri prej 7 miliardë dollarësh në SHBA dhe renditet si festa e dytë pas Krishtlindjes. /Lajmi.net/

hallo1 hallo2 hallo3 hallo4 hallo5 hallo6 hallo7 hallo8 hallo9 hallo10 hallo11 hallo12