Halil Matoshi tregon se çfarë detyre do të ketë në Qeverinë e re

Gazetari Halil Matoshi, i cili u bë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës para zgjedhjeve të 11 qershorit, ka treguar se do të jetë pjesë e kabinetit të kryeministri Ramush Haradinaj, si drejtor i Zyrës për Informim.

Lajme

11/09/2017 17:43

Matoshi, i cili nuk arriti të bëhej deputet tanimë do të përbëjë ekipin e kryeministrit Haradinaj. Këtë e ka bërë të ditur vetë anëtari i AAK-së në Imazh të RTK’së.

“Une do te jem Drejtor i Zyrës për Informim, pra do të jem pjesë e Kabinetit të Kryeministrit Haradinaj”, tha Matoshi në pyetjen e gazetares se çfarë pozite do të mbajë në Qeverine e re.