Halil Matoshi i AAK-së përplaset me Kollçakun e VV-së: Po manipuloni me publikun

Anaëtari i AAK-së, Halil Matoshi është përplasur ashpër me deputeten e zgjedhur të Vetëvendosjes, Fatmire Kollçakun.

Lajme

28/07/2017 20:48

Matoshi e ka akuzuar anëtaren e VV-së, se po manipulon me publikun kur po flet për rolin e serbëve në Qeverinë e Kosovës.

“Po manipuloni me publikun. Serbët i kanë pranuar ligjet dhe Kushtetuën e Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk do të varet as nga VV-ja dhe as nga Beogradi, ka thënë Matoshi në RTK, transmeton lajmi.net

Anëtari i AAK-së madje ka thënë se Vetëvendosja nuk ka politikë, por ka pallavra.

“Po ua mohoni të drejtën serbëve, dhe po e akuzoni Haradinajn se po ndërton qeveri me serbë”, ka thënë Halil Matoshi,

Kurse deputetja e Vetëvendosjes, ka thënë se Matoshi duhet të kërkojë falje pasi po keqinformon publikun. /Lajmi.net/