Hajnesha e çantave në Prishtinë po bën kërdi, kapet nga kamerat (VIDEO)

Të premten rreth orës 22:40, është vjedhur një çantë e një femre në një restorant në qendër të Prishtinës. Hajnesha e çantave si duket i ka shpeshtuar pak si shumë vjedhjet nëpër restorante të ndryshme. Gazeta Express posedon videon që vërehet se si hajnesha e vjedhë çantën e huaj, pa asnjë problem dhe pas pak sekondash del nga lokali.

Lajme

12/09/2017 12:27

Për Gazetën Express kanë treguar personat që e posedojnë videon. Pala e dëmtuar e nacionalitetit francez, ka thënë se nuk ka vërejtur asgjë, por ka treguar se në çantë ka pasur dokumentet personale, kartelën e bankës dhe para.

Ky rast që ndodhi të premten, nuk dihet nëse lidhet me rastin që ka ndodhur më 17 gusht, vjedhje tërësisht e njëjtë.

Rasti është dërguar në polici nga vetë pala e dëmtuar, mirëpo rasti nuk është zgjidhur ende.

Megjithatë, ku nuk është rasti i vetëm i ndodhive të tilla në Prishtinë. Raste të publikimit të videove skandaloze kur qytetarët u janë vjedhur kuletat apo çantat e dorës nëpër restorante janë publikuar edhe më parë në vendin tonë. /Express

Për më shume mund t’i shikoni videot më poshtë: