Hahn: Vizat u hiqen kur t’i plotësoni kushtet (Video)

Komisoneri i Bashkimit Europian, Johannes Hahn, ka thënë se BE, së bashku me Kosovën, do të punojë që 5 vendet anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë.

Lajme

25/03/2015 13:39

Ai para gazetarëve, pas përfundimit të konferencës së ministrave të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se  iniciativa si konferenca e mbajtur sot, janë shumë të rëndësishme që të ndryshohet bindja e njerëzve.

“Jemi në dijeni se pse këto pesë shtete nuk e kane njohur Kosovës, shpresojmë që të arrijmë diçka bashkërisht me miq nga Kosova”.

“Iniciativa si kjo e sotme janë shumë të rëndësishme që të binden njerëzit për bashkëpunim dhe që të kalohen brengat që kanë njerëzit”, është shprehur Hahn.

I pyetur se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave, Hahn nuk ka përmendur ndonjë periudhë kohore, por ka përsëritur se duhet plotësuar kushtet.

“Në Europë dëshirojmë të shohim lëvizjen e lirë, por duhet të jemi realist se duhet përmbushur kriteret për liberalizim të vizave. Duhet të plotësohen kushtet është në interesin e dy palëve që të përmbyllet kjo çështje”, tha ai.

YouTube player