Hahn: Nuk ka kushte shtesë për integrimin, por harrojini pushimet!

Pas takimit me kabinetin e qeverisë Rama, komisioneri Hahn, bashkë me kryeministrin dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku edhe iu përgjigjën pyetjeve të ardhura nga gazetarët.

Lajme

17/07/2018 17:32

Një nga çështjet që ka shkaktuar më shumë debat në Shqipëri ka qenë nëse vendit tonë iu dha miratimin për hapjen e negociatave vitin e ardhshëm, apo duhet të plotësojë kushte të tjera.

Komisioneri Hahn theksoi se nuk do të ketë kushte të tjera, por kërkoi që të avancimi me zbatimin e reformave të mos ndalet aspak, madje të shtohet edhe më shumë ritmi.

“Nuk flitet për kushte të reja, por për një periudhë analitike, ku do të shikohet legjislasioni i vendit dhe sa përputhet ai me legjislacionin e BE-së. Ky proces është aplikuar në të gjitha vendet kandidate dhe dod të vijojë të aplikohet edhe në të ardhmen. E vetmja gjë që unë dua t’ju kërkoj, është të mos bëni aspak pushim, por të vijoni me ritme të larta, zbatimin e reformave të ndërmarra”, deklaroi Hahn.