Hahn: Konteksti Maqedoni-Greqi mund të zgjidhet brenda 15 ditësh

Komisionari për zgjerim Johanes Han u shpreh sot optimist se kontesti mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin mund të zgjidhet në 15 ditët e ardhshme.

Lajme

24/04/2018 17:05

Këto komente Han i bërë në fjalimin e tij para Komitetit për politikë të jashtme të Parlamentit Europian. Ai tha gjithashtu se vendi ka tejkaluar krizën e thellë politike dhe ka shënuar përparim në zbatimin e reformave dhe ruajtjen e marrëdhënieve ndërfqinjësore.

“Unë jam optimist se në dy javët e ardhshme do të kemi zgjidhje. Të paktën zgjidhja e cila do të hapte rrugën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me IRJM-në. Mendoj se të gjithë pajtohen se kjo do të jetë në të mirë të vendit, për shoqërinë dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Han./Alsat M/