Habit këngëtarja shqiptare: Ngacmimi është edhe vlerësim

Të gjithë jemi në dijeni kohëve të fundit për skandalet seksuale që kanë përfshirë një Hollywood të tërë.

ShowBiz

19/11/2017 13:33

Ama, Thumb ishte kurioz të dinte më shumë lidhur me skandalet seksuale në “Hollywood”-in tonë të vogël, shkruan Blitz.al.

E një nga emrat që është përgjigjur për këte ështe edhe Myfarete Laze, e cila është shprehur: “Po, jo ajo s’ka të bëjë sepse vlerësim. Kur dikush të komplimenton, të ngacmon është edhe vlerësim. Po pantallonat ua heqin atyre që ua kërkon. Nuk të heq njeri nëse nuk dëshiron vetë!”.

Epo, nëse të gjithë e marrin këtë fenomen si negativ, paska nga ata që shohin anën tjetër të medaljes.