Habit këngëtarja shqiptare: 10 muaj pa grim, fytyra ime është sërish e freskët

Këngëtaret i kushtojnë kujdes të veçantë paraqitjes para publikut.

ShowBiz

24/09/2018 12:18

Një detaj për të cilin ato ndajnë kohë të veçantë është edhe grimi, i cili aplikohet në mënyra të ndryshme tek ato, disa më pak e disa më shumë, shkruan lajmi.net.

Vesa Luma, e cila tash e një kohë është zhvendosur në Zelandë të Re, ka habitur me postimin e fundit në InstaStory.

Ajo ka deklaruar që janë bërë 10 muaj që nuk ka vënë makijazh dhe se fytyra e saj tani ndihet më e feskët.

“10 muaj pa makijazh dhe fytyra po ndjehet sërish e freskët pas kaq vitesh”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/