Gruevski jep 5 mijë euro për ata që shpërngulen në fshat

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka promovuar një projekt skandaloz duke ju bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të shpërngulen nga qytetet dhe të fillojnë një jetë të re nëpër fshatrat.

Lajme

28/04/2016 16:48

Projekti mbanë emrin “Nga qyteti në fshat për një fillim të ri”.

Gruevski madje lavdërohet se jep mbi 5000 euro ndihmë për ata që marrin këtë vendim që shpërngulen nga qyteti në fshat, raporton zhurnal.mk.

Gruevski dha sqarime se çka mundëson ky projekt. Mes tjerash tha se të gjithë ata që do të vendosin të largohen nga qyteti, do tju mundësohet që tu jepen ndihmë prej 6000 euro, që me këto para të renovojnë ose të ndërtojnë një shtëpi në fshat.

Ai tha se këto përfitime mund ti shfrytëzojnë të gjithë qytetarët të cilët më herët kanë jetuar në fshat, ndërsa tani jetojnë në qytet.

Mirëpo këto përfitime mund ti shfrytëzojnë vetëm ata që nuk kanë rrog më të madhe se 21.813 denar rrogë neto.