Gruas që për të sjellë në jetë tre fëmijë iu deshën një javë

Chen është një grua nga Yichang, provincë e Hubei, në Kinë. Më 21 shkurt ajo pati dhimbjet e para, por për të sjellë të tre fëmijët që mbante në bark, u desh një javë.

Lifestyle

04/03/2017 13:24

Një mundim i vërtetë i saji, ku gruaja pas lindjes së fëmijës së parë, mendoi se dy të tjerët do lindnin pas pak, por dy vëllezërit vendosën të prisnin.

Dhimbjet e gruas u bllokuan dhe nisën sërish pas një jave, kur erdhën në jetë dhe dy të vegjlit e tjerë.

Siç shkruan “Daily Mail”, mjekët preferuan që ta shtynin lindjen, për shkak se vogëlushi i parë erdhi në jetë para kohe. Vogëlushët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, deri në marrjen e plotë të vetes, ndërkohë që nëna është në gjendje të mirë.