Gruaja që merr pjesë në varrimet e të panjohurve për një arsye qesharake

Theresa Doyl, 65 vjeçe, nga Anglia, është e njohur në qytetin e saj, Slau, sepse është pjesëmarrëse në çdo varrim që bëhet aty, i njohur apo i panjohur qoftë i vdekuri për të.

Fun

03/10/2017 14:33

E gjithë kjo ndodh për një arsye që duket qesharake dhe e çuditshme, Theresa shkon vetëm për ushqimin që shërbehet pas varrimit.

Fqinjët e saj tashmë e vëzhgojnë së largu sa herë që del nga shtëpia, me bicikletë, me veshje të zakonshme e me një çantë në shpinë ku ka rrobat e zeza.

Përveç se ha ushqimin pas varrimit, Theresa merr me vete ç’të mundet. /Lajmi.net/