Gruaja e zhveshur duke u rrezitur shkakton aksident në trafik pasi e huton motoçiklistin

Shoferët nuk kanë mundur t\'i mbajnë sytë në rrugë, pasi një grua ishte parë e shtrirë lakuriq.

Fun

20/06/2014 01:20

Pamja e një gruaje të zhveshur duke u rrezitur jashtë dritares së saj ka shkaktuar kaos në trafik, kur shoferët e hutuar përplasën makinat e tyre.

Motoçiklistët nuk kanë mundur t\’i mbajnë sytë e tyre në rrugë dhe banesa e  eksibitionistes së uritur për nxirje në Vienë të Austrisë ka shkaktuar një tollovi.

Një student i quajtur Gregory Shakaki e kishte kuptuar se çfarë po ndodhte dhe e kishte fotografuar gruan e shtrirë me këmbët e saj të varura jashtë nga një dritare në katin e tretë.

Disa makina kishin bllokuar rrugën para se të arrinte policia, por deri atëherë ajo ishte zhdukur brenda dhe kishte mbyllur dritaret.

Tjetër herë kur dilni me makinë gjatë verës keni kujdes, kjo mund t\’iu ndodhë edhe juve.