Gresa tejet e bukur në Pri Film Fest (Foto)

Aktorja Gresa Pallaska ka gjetur kohë që të del pak në festivalin e filmit në Pri Film Fest që po mbahet këto ditë në Prishtinë

ShowBiz

20/07/2017 20:14

Si zakonisht aktorja edhe me këtë dalje, ku paraqitet shumë e zakonshme, ka bërë një paraqitje shumë të thjesht por që i ka jep shumë freski festivalit në fjalë, në të cilin po merr pjesë edhe producenti i njohur i Hollywoodit, Paul Haggis.

Ajo është parë në shoqërinë e regjisorit tonë të njohur, Genc Berisha, e cili bën edhe regjinë e serialit “Çka ka shpia”, shkruan GazetaExpress.

Aktorja Gresa Pallaska sivjet ka pasur një vit të suksesshëm pasi që ka marrë pjesë edhe në një shfaqje teatrale që është mbajtur në Skoci.