Greqia kërkon përdorim ‘erga omnes’ të emrit – Lajmi.net
Greqia kërkon përdorim ‘erga omnes’ të emrit
Autori: Lajmi.net BotaLajme 19:03, 12 March 2018
Një takim mes tre ministrave të jashtëm ballkanik do ndodh këtë të hënë në Bukuresht. Në kryeqytetin rumun do takohen kolegët nga Greqia, Bullgaria dhe Rumania. Qendër e bisedimeve mes tre shteteve anëtarë të BE është thellimi i bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe transportit.

Në të njëjtën kohë Greqia kërkon që në të ardhmen të ketë takime në rang presidentësh mes katër shteteve: Rumanisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Greqisë; një takim tjetër mes shteteve ballkanike që janë anëtare të BE – Kroacisë, Rumanisë dhe Bullgarisë, si dhe në fund takim katërpalësh me fqinjët e saj verior: Shqipërinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë.

Optimist për zgjidhjen e kontestit të emrit

Ministri i jashtëm grek Kotzias, gjatë intervistës për median greke, potencoi se është shumë optimist që do gjendet një zgjidhje rreth kontestit të emrit me Maqedoninë ose FYROM-it, siç quhet nga pala greke. Është parashikuar ndryshimi i Kushtetutës në Shkup, dhe përveç kësaj emri i Maqedonisë do përdoret „erga omnes“ – pra në të gjitha rastet, ndërkombëtare dhe të brendshme. Kjo e fundit është kundërshtuar nga kryeministri maqedonas Zoran Zaev për një intervistë dhënë “Der Spiegel”, njofton albinfo.ch. Pra në rast se emri i ri i Maqedonisë do jetë “Republika gorna Makedonija”, kjo duhet të përdoret e pa përkthyer në gjuhet tjera.

Zgjidhja e kontestit të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, do i jepte fund bllokadës euro-integruese të Shkupit nga Athina.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO