Greqi, arrestohet shqiptari i dënuar me 5 vjet burg
Një 26-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia greke.

Lajme
Ndaj shqiptarit kishte një urdhër që ndalonte hyrjen në zonën Shengen si dhe një urdhër arresti nga Gjykata e Athinës.
Shqiptari është dënuar në mungesë me 5 vite burg për vjedhje të përsëritura, falsifikim dhe rezistencë. 26-vjeçari u dërgua pranë prokurorit të Janinës, citon “Ora” mediat greke.