Green Art Fest vjen me edicionin e dytë!

Green Art Fest, festivali mjedisor në Obiliq vjen me edicionin e dytë “Hello Tomorrow”. Në këtë edicion festivali orientohet në veprimet individuale të gjithësecilit për një mjedis më të pastër.

ShowBiz

27/09/2018 21:36

GAF organizon garë në tri fusha arti më qëllim të ndërgjegjësimit të publikut në idenë që veprimet e përditshme të individëve e bëjnë diferencën në mes të një mjedisi të pastër dhe një mjedisi të ndotur.

Duke e konsideruar artin si mekanizëm të komunikimit me publikun, ky festival përpiqet të përqoj mesazhe specifike te qytetarët.

Për dallim nga edicioni i kaluar ku GAF ka organizuar garë në Pikturë dhe Fotografi, kësaj radhe organizon edhe garë në film të shkurtë mjedisor.

Festivali mbahet gjatë datave 29,30 shtator në Palestrën sportive “Adem Jashari” në Obiliq, ku gjatë këtyre ditëve rreth 80 artistë komunikojnë me publikun nëpërmjet ngjyrës në pëlhurë, fotografisë në kornizë, dhe filmit në ekran.

Hapja e festivalit bëhet me 29 shtator nga ora 14:30, ku janë të ftuar artistë, zyrtar nga institucionet lokale dhe qëndrore, si dhe partnerë të tjerë të projektit.

Veç kësaj, e ftuar speciale e festivalit është Lauren Boothe Kelly, menagjere për marrdhënje me jasht në CIEE, dhe e cila vjen nga Washington DC.

Festivali “Green Art Fest” mirëpret të gjithë artdashësit dhe të rinjtë që me vizionin e tyre të ndikojnë në përmbushjen e qëllimeve të festivalit.

Festivali organizohet nga organizata jo-qeveritare “Keep It Green” dhe është i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Obiliqit, Raiffeisen Bank, American Corner, Open Art Gallery, Sleep Bar, OrfoKosova etj.