Grabovci: Tash e tutje do të ketë rregullisht seanca

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Adem Grabovci, është shprehur optimist për mbajtjen e seancës.

Lajme

23/10/2015 16:41

Ai në një prononcim të shkurtë për media, ka thënë se tash e tutje seancat e Kuvendit do të mbahen në mënyrë të rregullt.

Grabovci nuk ka thënë hollësi nëse është arritur ndonjë marrëveshje, mirëpo është shprehur i bindur se seancat e radhës në Kuvend do të mbahen.