Grabitje e armatosur në një bankë në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është grabitur një bankë në Fushë Kosovë.

Lajme

31/08/2018 09:13

Në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë pas mesditës së djeshme, katër persona të maskuar nën kërcënimin e armëve kanë grabitur nga filiali i bankës një shumë parash dhe janë larguar me një veturë pa targa në drejtim të Pejës.

“Sipas arkëtarëve të bankës dy nga të dyshuarit kanë qenë me armë automatike kallashnikov ndërsa njëri prej të dyshuarve ka pasur një revole”, ka njoftuat Policia e Kosovës.

Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është në hetime.

Rasti është hapur për ‘grabitje e armatosur’. /Lajmi.net/