Grabitet një bankë në ‘Veternik’, policia jep detaje

Sot rreth orës 09:39 minuta është raportuar për një grabitje të armatosur në një filiale banke në lagjen ‘Veterniku’ në Prishtinë.

Lajme

15/10/2018 12:36

Në këtë grabitje dyshohet se kanë marrë pjesë së paku dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se të njëjtit kanë grabitur një shumë parash.

“Nga informacionet e para  është ngritur dyshimi se të njëjtit kanë grabitur një shumë parash, vlera e të cilave  ka mbetur të konfirmohet nga zyrtaret e bankës,  dhe me pas me veturën e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekzaminimet e nevojshme, këqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe ka nisur një hetim lidhur me rastin”, ka thënë Borovci.

Borovci ka shtuar se po punohet për identifikimin e të dyshuarve të mundshëm. /Lajmi.net/