Google tani do të ju dërgojë temat më të popullarizuara në inbox

Për dikë është me rëndësi që të jetë në kohë me lajmet aktuale botërore dhe temat më të përfolura në botë, andaj Google është kujdesur që për këtë kategori të njerëzve të dërgojë mesazhe nga temat aktuale direkt në inbox-in e tyre.

Auto & Tek

19/04/2014 16:10

Dëshironi të dini se për çfarë janë duke diskutuar njerëzit nëpër botë? Atëherë kontrolloni Google Trends.

Kjo faqe interneti është vazhdimisht duke përditësuar listën e kërkimeve më të mëdha në internet dhe duke i bashkuar ato në një vend.

Nuk keni kohë që vazhdimisht të kontrolloni për përditësimet e reja? Kjo vegël e Google e bën këtë punë për ju!

Është një buton mjaft tërheqës dhe i mirë për tu abonuar ndaj Trendeve Botërore. Përdoreni atë për të marrur mesazhe nga çdo përditësim i ri që bëhet në Google, nga të gjitha vendet e botës. Kur abonoheni tek lista e trendeve ju do të filloni të merrni mesazhe njëherë në ditë nga ajo se çfarë ndodhë nëpër botë. Opsione të mëdha për çdo njeri!

Ju mund të përdorni butonin “Add Subscription” në faqen e menaxhimit të abonimit për të krijuar një alarm për çdo temë që dëshironi. E vetmja gjë e çuditshme në lidhje me këtë metodë është që ju mund ta krijoni alarmin për njëherë në javë ose njëherë në muaj.

Edhe në qoftë se nuk jeni një adhurues i lajmeve botërore dhe temave aktuale në botë, Trendet e Google janë një mjet i mirë për të ndihmuar që të jeni në dijeni të asaj që po ndodhë përreth.