Google premton rritje të përformancave në përditësimin e Nexus 5X

Google ka për qëllim të adresojë zgjidhjen e disa problemeve me Nexus 5X në një përditësim të këtij muaji.

Auto & Tek

10/03/2016 00:40

Në Reddit, një komunitet menaxherësh Google shkruan se përditësimi i ardhshëm do të përpiqet të zgjidhë çështjet e lidhura me performancën e ulët, si dhe problemet e lidhura me Wi-Fi dhe Bluetooth.

Nuk është e qartë se cilat probleme specifike do të rishikojë Google pas këtyre, por një nga çështjet që komentuesit në Reddit shpresojnë të rregullohet është kamera më me shumë ndriçim.

Google thotë se përditësimi është gati për t’u publikuar. Nëse realizohen të gjitha ato për të cilat komentuesit kanë shpresa, mund të themi se 5X do të jetë një super smartfon që ofron performancë shumë të mirë me një çmim mesatar./lajmi.net