Google me aplikacion për përdoruesit e internetit mobil – Lajmi.net
Google me aplikacion për përdoruesit e internetit mobil
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 18:43, 30 November 2017
Google ka prezantuar një aplikacion të mërkurën, i dizajnuar për të ndihmuar përdoruesit e smartfonëve Android të qëndrojnë nën kufijtë e pakove të çmimeve të të dhënave mobile në vendet në zhvillim.

Datally, shërbimi i ri, liston konsumimin e të dhënave nga aplikacioni dhe u mundëson përdoruesve të mbyllin transmetimet e të dhënave nga aplikacionet e zgjedhjes së tyre, tha në një intervistë menaxheri i grupit të produkteve Google, Josh Woodward.

Gjithashtu ofron një direktori të rrjeteve Wi-Fi që ndodhen pranë dhe që përfshin komentin e përdoruesit për cilësinë e tyre.

Oferta është më e reja nga divizioni i Google Next Billion Users, një përpjekje e brendshme për të bërë shërbimet e internetit më të çasshme për njerëzit në vende ku infrastruktura teknologjike nuk është aq e shpejtë apo e përballueshme sa në Shtetet e Bashkuara ose në Evropën Perëndimore.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bow Master Japan