Google lanson lojën ‘Ingress’ edhe në versionin iOS

Google përfundimisht ka sjellur lojën e saj të njohur sci-fi 'Ingress' edhe në iOS të hënën, afër 2 vite pasi që loja ishte lansuar për herë të parë në Android.

Auto & Tek

15/07/2014 17:07

Kjo video-lojë e stilit real pretendon të bëhet loja më e popullarizuar edhe në iOS.

Ingress (apo ‘Hyrja’ në shqip) ka lidhje me zbulimin e një energjie të re misterioze. Në lojë bëhet fjalë për “Enlightened” (ata të cilët duan që ta përdorin këtë energji për ta zhvilluar njerëzimin) dhe “Resistance” (ata që duan ta mbrojnë njerëzimin nga ajo).

Loja fillon duke e zgjedhur një anë, dhe pastaj bashkohen mijëra përdorues të tjerë për të sjellur fitoren për ekipin e tyre në mënyrë kolektive.

Ingress përdorë vendndodhjen aktuale të lojtarëve për luajtje. Për të përparuar në lojë, ata duhet të ecin përreth dhe të eksplorojnë lagjën e tyre IRL.

Materia është e fshehur në vende rreth lagjeve fqinje të lojtarëve, për shembull, në parqe, monumente dhe objekte të tjera publike bëhen “portale”, që janë vende të cilat lojtarët individual në mënyrë strategjike mund të marrin kontroll mbi to.

Loja zyrtarisht ishte lansuar për Android dhjetorin e kaluar, më shumë se 1 vit pasi që versioni beta i kësaj loje ishte dalur. Versioni më i fundit i kësaj loje ka shumë kapacitete, kështu që përdoruesit e Android dhe iOS mund të bashkohen dhe të luajnë tani kundër njëri-tjetrit. 

Për më shumë shikojeni edhe videon më poshtë: