Google ka shpërblyer me 2.9 milion dollarë hulumtuesit e sigurisë në 2017-ën – Lajmi.net
Google ka shpërblyer me 2.9 milion dollarë hulumtuesit e sigurisë në 2017-ën
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 21:24, 8 February 2018
Programet “Big Bounty” janë ndërtuar për të shpërblyer hulumtuesit e sigurisë duke i paguar për probleme të raportuara. Në këmbim hulumtuesit shpërblehen me të ardhura të kënaqshme.

Google është një prej kompanive e cila shpërblen më së shumti hulumtuesit ku në 2017-ën ka dhuruar 2.9 milion dollarë.

Shpërblimet variojnë nga 500 deri në 100,000 dollarë dhe varen nga lloji i problemit të sigurisë dhe kohës së shpenzuar në gjentjen e tij.

Shpërblimi më i madh në 2017-ën ishte 112,500 dollarë për zbulimin e një problemi në telefonët Pixel si pjesë e Programit Android Security Rewards.

Bëhet fjalë për goxha të ardhura dhe gjahtarët e këtyre shpërblimeve luajnë një rol kyç në ekosistemin e softuerëve.

Google gjithashtu ka rritur shpërblimet nga 30,000 deri në 150,000 për zbulimin e problemeve në kernel. Produktet për të cilat Google ofron shpërblime janë Chrome dhe Android.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO