Google blen zyrtarisht shërbimin muzikor Songza

Google njoftoi të martën se do ta bëjë përfundimin e marrëveshjes për blerjen e shërbimit muzikor shumë të pëlqyer në botë Songza, në qëllim të përmirësimit të ofertave muzikore.

Auto & Tek

02/07/2014 18:59

Songza është një shërbim unik në hapsirat e muzikës. Përveç që u dhuron përdoruesve qasje në këngë dhe albume të këngëtarëve nga bota, ajo ofron gjithashtu edhe lista të muzikave duke u bazuar në humorin tuaj, kohën gjatë të cilës dëgjoni muzikë dhe vendit.

Shërbimi është i gatshëm në web, për iOS dhe Android, dhe gjithashtu edhe në Chromecast.

Njoftimet për blerjen e këtij shërbimi nga Google ishin bërë të ditura edhe më herët në qershor, kur thuhej se Google ishte në bisedime për të blerë Songza-n.

Përderisa Songza ndoshta nuk është komapnia më e mirë, e bazuar në lista të muzikave që lëshon në bazë të arsyes, ajo bënë njërën nga punët më të mira në botë duke krijuar lista origjinale të muzikës.

Google thotë se tani për tani asgjë nuk do të ndryshojë për përdoruesit e Sonzga. Në muajt e ardhshëm, Google do të “eksplorojë mënyra të reja” për ta sjellur Songza-n në Google Play Music që përdoruesit ta duan atë.

Gjigandi teknologjik gjithashtu tha se është duke shikuar mundësi që t’i sjellë karakteristikat e Songza edhe në YouTube dhe produkte të tjera të Google.