Google blen Skybox dhe Titan Aerospace

Google ka blerë kompaninë e imazheve satelitore Skybox për $500 milion më herët këtë javë, raporton Washington Post.

Auto & Tek

12/06/2014 00:36

Sipas Google, Skybox do t\’i ndihmojë atyre në platformën Google Maps, duke e mbajtur atë në kohë me imazhet më të fundit nga sateliti.

Google shpreson se ekipi i Skybox dhe teknologjia e tij do të jetë në gjendje që tu ndihmojë atyre për të përmirësuar qasjet në internet, në të cilat Google ka qenë e interesuar.

Satelitët dhe imazhet e krijuara nga Skybox nuk janë i vetmi synim i Google. Çfarë e bëri kompaninë e vogël pesë vjeçare që të zgjojë interesim nga Google ishte mundësia e saj e procesimit të të dhënave. Të dhënat satelitore që Skybox i shpërndan janë të kualitetit të lartë, duke u bazuar në imazhet e fundit satelitore që Google i ka parë.

Përveç blerjes së Skybox, Google ka blerë edhe Titan Aerospace, një kompani e specializuar për të krijuar aeroplanë që punojnë nga energjia solare. Me këtë blerje projekti Loon i Google është gati që të implementohet.

Projekti Loon është një projekt i Google që është në gjendje të sjellë qasje në internet në ato vende ku nuk ka internet.