Gold Ag sqaron përfundimisht raportin me Noizyn

Reperi Gold Ag është artist që njihet për stilin e tij të veçantë të këndimit.

ShowBiz

18/11/2017 14:54

I ka kënduar shumë prej trojeve shqiptare dhe temave të ndryshme që preokupojnë shoqërinë tonë, për këtë arsye ky reper dallohet prej të tjerëve.

Gold Ag ka qenë i ftuar në emisionin ‘Mirage’ i cili është prodhim i Lajmi.net. ku foli në lidhje me projektin e fundit “Medvegja” dhe këngët e tjera që planifikon t’i realizojë.

Në mediet rozë kanë qarkulluar thashetheme të ndryshme në lidhje me raportin e Goldit me reperin nga Shqipëria, Noizy, e për këtë gjë Goldi foli në “Mirage”, duke zbuluar të vërtetën rreth raportit mes tyre.

Ndiqeni videon e mëposhtme nga minuta 5:52 dhe mësoni të vërtetën rreth marrëdhënies së Gold Ag me Noizyn. /Lajmi.net/

YouTube player