Gold AG ftohet në Polici, akuzohet për urrejtje

Reperi kosovar Gold AG (Arian Agushi) është ftuar që nesër të paraqitet në Polici për t'u marrë në pyetje rreth spotit për të cilin dyshohet për vepër penale të urrejtjes, përcarjes apo mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Lajme

26/02/2014 20:38

Polica e Kosovës i ka dërguar ftesën këngëtarit Gold AG, Arian Agushit, që më të enjten, më 27 shkurt, të paraqitet në Polici hetuese për t’u intervistuar në cilësinë e të Dyshuarit lidhur me rastin, vepër penale Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor fetar apo etnik.

Një thirrje e tillë nga Policia duket të ketë ardhur për Gold AG pas publikimit të këngës së tij të fundit “Shqiptar” ku ai përdor fjalë ofenduese, racore, kundrejt serbëve, por edhe kundrejt homoseksualëve dhe poashtu ka fyerje në baza fetare.

Gold AG