Gojani: Ka tendencë që energjia elektrike vetëm të rritet

Në programin e mëngjesit në RTK është diskutuar për stukturën e re tarifore për energjinë elektrike.

Lajme

28/03/2017 10:11

Rinora Gojani nga KOSID ka shpjeguar për qytetarët se çka do të thotë struktura e re tarifore. Ajo, tregon se si KOSID ka qenë e involvuar në stukturukën tarifore kur është rishikuar edhe në vitin 2014.

“Struktura tarifore e cila kemi tani, për shumicën e qytetarve është e komplikuar, por nuk do të thotë se nëse është më pak e komplikuar është më mirë për qytetarin”, thotë ajo.

“Ne kemi vlerësuar se kjo strukturë tarifore që e kemi tani me sezonin verë-dimër, me të gjitha këto blloqe, 0-200, 200-600 dhe mbi 600 është shumë më e përshtatshme, për sistemin tonë energjetik dhe githashtu edhe për qytetarët, sidomos për ata që kanë të ardhura të ulëta, për shkak se ky sistem të cilin e kemi për momentin, në një mënyrë penalizon konsumatorët e mëdhenjë, mirëpo i mbron konsumatorët e vegjël, ata të cilët kujdesen që të mos e keqpërdorin energjinë dhe e përdorin vetëm për konsum normal e që një familje nuk i kalon 600 kw orë brenda muajit”, thotë ajo.

Ajo tregon se çfarë ndryshimesh parasheh struktura e re tarifore e energjisë elektrike.

“Sruktura e re tarifore involvon tri ndryshime. Një nga ndryshimet është që të hiqet tarifa verë-dimër dhe të jetë vetëm një tarifë edhe në verë edhe në dimër, gjithashtu ndryshim i dytë është që të hiqen blloqet tarifore, dhe ndryshimi i tretë është zvogëlimi i tarifës fikse nga 2.5 në 1.8”, thotë ajo.

Kësisoj, ajo tregon se edhe pse po ulet tarifa fikse dhe do të ketë të hyra më pak për 3 milionë euro, prapëseprapë Gojani bën me dije se kjo i bie se energjia elektrike po shtrejtohet për 3 milionë euro. E problemi sipas saj, po qëndron pikërisht tek bllok tarifat.

“Qytetarët nuk mund t’i lexojnë dhe t’i kuptojnë faturat, por ka persona që i kuptojnë. Prandaj ne vlerësojmë se është më mirë të mbahet bllok tarifa, se sa të hiqet, përshkak se në këtë mënyrë po e favorizojmë konsumatorin e vogël dhe po penalizohet konsumatori i madh”, thotë ajo.