“Godet” Interi, gati dy transferime

Është Rafinha goditja e kësaj merkato dimërore të Inter.

Sport

11/01/2018 21:30

Pasi ka siguruar aprovimin e futbollistit për transferimin, klubi zikaltër ka rritur ofertën për të bindur Barcelonën që të lërë të lirë Rafinhan të largohet. Mesfushori i klubit katalanas do të transferohet te Inter në formën e huazimit me të drejtë blerje, të fiksuar në shumën 20 milionë euro, plus 3 milionë të tjerë në bonuse.

Manzinho, babai dhe menaxheri i futbollistit, si dhe ndërmjetësuesi Nicola Innocentin po punojnë për të finalizuar transaksionin në Katalonjë.

Kështu, asnjë detyrim ndaj zikaltërve për ta blerë futbollistin, të cilët janë të interesuar kryesisht për kushtet dhe gjendjen fizike të futbollistit që nuk zbret në fushë prej plot tetë muaj. Konkretisht, në rast se mes klubeve do të arrihet marrëveshja, atëherë, përpara firmës në kontratë, futbollisti do të duhet t’i nënshtrohet kontrollit dhe vizitave të detajuara, për të përcaktuar situatën dhe gjendjen e tij reale. Ndërkohë, në përpjekjet për të konsoliduar repartin mbrojtës, Inter mund të ketë gjetur qendërmbrojtësin e duhur.

Zikaltërit kanë përfshirën në listën e tyre të objektivave argjentinasin e Benficas, Lisandro Lopez, për një transferim në kushtet e huazimit me opsion blerje, për shumën 11 milionë euro./TeleSport/