Gjyshja humb protezat gjatë hedhjes me parashutë

Polly Chester është 72 vjeçarja e cila ka humbur protezat e saj dentare gjatë hedhjes me parashutë.

Fun

10/11/2015 20:02

 

Era në Plant City të Florida ishte aq e fortë sa që i shtyu protezat e gjyshes drejt instruktorit mbrapa saj duke e goditur me to në fytyrë.

“Kur mbylla gojën , e kuptova që ishin zhdukur. Instruktori më tha se e godita me to në fytyrë. Jam e lumtur që nuk e lashë pa ndjenja,” është shprehur ajo për FOX 13 duke qeshur.

Chester tha se e kishte pritur këtë eksperiencë gjatë gjithë jetës të saj dhe se nuk pendohet pavarësisht kostos.

Protezat e reja dentare i kushtuan asaj 975 dollarë, më shumë se sa vetë hedhja me parashutë./kp