Gjyqtari fillimisht mori vendim për ta përjashtuar Ramosin, por ai vazhdoi lojën (VIDEO)
Sergio Ramos është dashur ta mbyllë para kohe ndeshjen ndaj Kashimas.
Sport
Ai bëri një ndërhyrje të palejueshme në minutat e fundit të kohës së rregullt, duke e pasur një karton të verdhë.
Gjyqtari kryesor futi dorën në xhep për ta ndëshkuar, por papritur ndryshoi vendimin, përcjellë “lajmi.net”.
Përkundër që ndërhyrja ndërpreu aksionin dhe në të gjitha rastet sanksionohet me karton të verdhë, gjyqtari fali kapitenin e Realit dhe ai vazhdoi lojën.
Mediat ndërkombëtare po e quajnë këtë si skandal të madh, që ka ndikuar shumë edhe në rezultat.
Reali mundi Kashiman me rezultat të pastër 4:2, pasi që shënoi dy gola në kohën shtesë. /Lajmi.net/
http://www.dailymotion.com/video/x55lzn4