Gjykata vendosi për mjekun Visar Nushi
Gjykata në Prishtinë dha verdiktin për mjekun që akuzohej për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.
Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë liroi mjekun Visar Nushi.
Nushi akuzohej për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.
Lajmin për lirimin e Nushit e bëri të ditur për KALLXO.com avokati i tij Gazmend Nushi.
“Në aktgjykimin e gjykatës themelore u tha se pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor dhe pas administrimit të të gjitha provave me asnjë provë të vetme të administruar nuk është arritur që të vërtetohej se i akuzuari Visar Nushi e kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohet, prandaj me këtë rast gjykata e ka liruar nga aktakuza e cila i vihej në barrë”, tha avokati Nushi.