Gjuriq: Nuk pranuam të krijohet një “enklavë e telekomunikacionit” për serbët

Delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi nuk arritën të bien dakord për zbatimin e Marrëveshjes për Telekomunikacionin, ka thënë i Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Marko Gjuriq.

Lajme

30/09/2016 17:16

 

Gjuriq ka thënë, se Beogradi nuk ka pranuar të krijohet një “enklavë e telekomunikacionit” për serbët.

Ai para gazetarëve në Bruksel tha, se delegacioni i Beogradit nuk ka pranuar që “pasuritë serbe” të paraqiten si pronë e Postës dhe Telekomit të Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Ne nuk kemi rënë dakord që të krijojmë një enklavë telekomunikacioni për serbët”, ka thënë Gjuriq.

Ai theksoi se me Beogradin mund të vazhdojë bisedimet, por jo me gjuhë të shantazhuar.

“Ne mbetemi të gatshëm për bisedime kurdo që BE-ja të caktoj takim”, përfundoi Gjuriq.

Bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës për marrëveshjen për telekomunikacion filluan të hënën. /Lajmi.net/