Gjuriq i inatosur që Mustafa vizitoi veriun e Kosovës, thotë se u ‘kontrabandua’ nga KFOR-i

Shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq është munduar ta minimizoj efektin e vizitës së kryeministrit Isa Mustafa na veri të Kosovë, ku mori pjesë në përurimin e urës që lidh Leposaviqin me Zveçanin.

Lajme

02/12/2016 16:14

Ai ka ironizuar me këtë vizitë, duke thënë se “NATO-ja e ka kontrbanduar përmes rrugës së migrantëve kryeministrin Mustafa”.

“Kryeministrin e krahinës, Isa Mustafa NATO-ja e ka kontrabanduar përmes rrugës së migrantëve në veri të Kosovës, atje ku populli serb nuk e dëshiron, gjë që tregoi edhe bllokada”, ka thënë Gjuriq, transmeton lajmi.net.

“Ai është kontrabanduar përmes malit në veri të Kosovës, në territorin ndërmjet komunave të Zveçanit dhe Leposaviqit. Ai ka kaluar përmes malit dhe përmes fshatrave shqiptare me qëllim që të nxit destabilizim dhe pasiguri dhe eventualisht të provokoi reagim të dhunshëm të popullësisë sonë në atë pjesë të Kosovës”, ka thënë Gjuriq.

Gjuriqit duket se ia “djegur” edhe faktin se në këtë vizitë ishte edhe ministri i FSK-së, Haki Demolli, duke ju referuar si “i ashtuquajtur ministër i Forcave të Sigurisë”.

Tutje ai ka thënë se kjo vizitë Mustafës do t’i shërbejë Mustafës për propagandë politike.

“Larg çdo dyshimi, kjo vizitë paraqet edhe cenim dhe shkelje të obligimeve të forcave ndërkombëtare të sigurisë me praninë e KFOR-it dhe NATO-s në veri të Kosovës, të cilët nuk guxojnë dhe nuk kanë të drejt që të lejojnë praninë e përfaqësuesve të ashtuquajturve forca të sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës”, ka thënë Gjuriq. /Lajmi.net/