Gjuriq i habitur sesi shqiptarët e Kosovës i frikohen Asociacionit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se Asociacioni i Komunave të Serbe (AKS) nuk është kërcënim për shqiptarët.

Lajme

02/10/2015 12:19

Ai shpreh habi sesi shqiptarët po e kuptojnë këtë si kërcënim, duke thënë se AKS ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve serbë në Kosovë.

“Para së gjithash unë mendoj se është e tmerrshme që disa politikanë i tremb e vërteta rreth Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Fakti se serbët do të kenë më shumë të drejta se të gjithë komunitetet tjera, kjo nuk do të thotë se dikush tjetër do të ketë më pak të drejta”, ka thënë Gjuriq për televizionin publik serb (RTS).

Ai vlerësuar se 120 mijë serbët që jetojnë në Kosovë, që përbënë një të tretën e numrit të ish popullatës serbe që dikur ka jetuar në Kosovë, duhet të ketë një mundësi për të mbijetuar dhe se AKS- ja “ua garanton këtë”.

Gjuriq, kohë më parë kishte kërkuar nga institucionet e Kosovës që Asociacionin e Komunave Serbe ta themelojnë jo më larg se 25 dhjetori./lajmi.net/