Gjuriq falënderon Norvegjinë për rindërtimin e kishave serbe në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq është takuar sot me ambasadorin e Norvegjisë në Beograd, Sanes Bjornstad.

Lajme

20/01/2017 12:43

Temë diskutimi ka qenë ecuria e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit dhe situata politike në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Siç njofton Zyra për Kosovë, Gjuriq ka shprehur mirënjohjen ndaj Norvegjisë për ndihmën që po e tregon në vazhdimësi në rindërtimin e manastireve dhe kishave serbe në Kosovë me mbështetjen e qeverisë norvegjeze./Lajmi.net/