Gjuric: Asociacioni është element qendror i betejës sonë politike në Kosovë

“Bashkësia e Komunave me shumicë serbe do të formohet, dhe ky është element qendror i betejës sonë politike”.

Lajme

19/10/2015 23:23

Kështu ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuric pas seancës së Këshillit të Kuvendit për Kosovë, e cila ka qenë e mbyllur për opinion.

Ai ka theksuar se Asociacioni është themel i mbijetesës së serbëve në këtë zonë.

“Serbia mbetet me popullin e vet në Kosovë dhe kurrë nuk do ta lërë”, ka thënë Gjuriqi dhe e ka përsëritur se Serbia do të vazhdojë me përkrahjen financiare dhe që nuk do të pushojë t’i financojë institucionet e veta në Kosovë.