Gjuajtën me armë nëpër ahengje, arrestohen katër persona
Tre të dyshuar nëpër gjithë Kosovën janë arrestuar pasi kanë shtënë me armë zjarri nëpër ahengje.
Lajme
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Në komunën e Prizrenit, gjatë ditës së djeshme Policia ka arrestuar dy persona për shkak të përdorimit të armëve dhe rrezikim
“Njësitet policore gjatë kontrollit të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng familjar, kanë gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie, Cifsan CSP 555 , cal-12 , 28 fishekë , dhe dy gëzhojë . I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Mbrëmë në Prizren Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti gjate një ahengu familjar ka shtënë me arme zjarri . Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armen-pistolete Gap me një karikator me pese fishek. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt.
Incident i ngjashëm ka ndodhur edhe në Vushtrri.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti gjate një ahengu familjar ka shtënë me arme zjarri . Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armen Ekol me një karikator me 12 fishek dhe pese gëzhoja. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt”, raporton Policia.
Në Kacanik është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti gjate një ahengu familjar ka shtënë me arme zjarri . Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armen Ekol Special me një karikator me pese fishek. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt.