Gjethet artificiale që e konvertojnë dritën e diellit në karburant

Studiuesit e Harvardit kanë prezantuar një metodë për ta kthyer dritën e diellit dhe ajrin në izopropanol (C3H8O). Përderisa përdoret kryesisht si një tretës dhe në farmaceutik, izopropanoli mund të përdoret gjithashtu edhe si një lëndë djegëse e përshtatshme. Këto gjethe kanë transformuar dritën e diellit në gjëra të cilat ne mund t’i përdorim si…

Auto & Tek

13/02/2015 17:45

Studiuesit e Harvardit kanë prezantuar një metodë për ta kthyer dritën e diellit dhe ajrin në izopropanol (C3H8O). Përderisa përdoret kryesisht si një tretës dhe në farmaceutik, izopropanoli mund të përdoret gjithashtu edhe si një lëndë djegëse e përshtatshme.

Këto gjethe kanë transformuar dritën e diellit në gjëra të cilat ne mund t’i përdorim si karburant për 1.6 miliardë vite. Sidoqoftë, me disa përjashtime, këto gjethe janë vetëm 1% efikase për momentin, transmeton Lajmi.net.

Qelizat diellore bëjnë më shumë, por energjia e prodhuar duhet ose të përdoret menjëherë ose të ruhet në mënyra të cilat mund të jenë problematike.

Hulumtuesit janë duke provuar që të gjejnë mënyra për ta transformuar energjinë e gjeneruar nga drita e diellit në karburant të cilët janë të lehtë për t’u ruajtur. Këto gjethe artificiale janë një rrip silici të veshura me katalizatorë në çdo anë. Kur vendosen në ujë dhe i ekspozohen Diellit, gjethet ndajnë H2O për të liruar hidrogjenin në njërën anë dhe oksigjenin në anën tjetër.

Në fillim, këto gjethe arritën 7% efikasitet, por problemet vazhdojnë. Sidoqoftë, kjo shpikje ende mbetet një sfidë për shkencëtarët, edhe pse është shpikja më e mirë e mundshme.