Gjermania reagon kështu ndaj tentimeve të Facebook-ut për të mbledhur informatat personale – Lajmi.net
Gjermania reagon kështu ndaj tentimeve të Facebook-ut për të mbledhur informatat personale
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 18:51, 7 February 2019
Gjermania ka zyrtarizuar një kufizim total të mbledhjes së pakufizuar të të dhënave personale nga Facebook.

Shefat kompetitiv kanë urdhëruar firmën teknologjike me bazë në Kaliforni të ndërpresë kombinimin e të dhënave të Facebook me ato të Instagram-it dhe Whatsapp-it, si dhe palëve të treta nëse përdoruesit nuk japin pëlqimin e tyre, transmeton lajmi.net.

Vendimi, i cili vjen në fund të një hetimi tre-vjeçar, gjithashtu do të kufizojë mbledhjen e të dhënave nga faqje të jashtme internetit, të cilat posedojnë butonin ‘like’ të Facebook.

Facebook u zotua të sfidojë vendimin, duke thënë se ishte përjashtuar padrejtësisht dhe akuzuar nga zyrtarët gjermanë për ‘nënvlerësimin’ e konkurrencës me të cilën ballafaqohen.

Rregullatori anti-trust i Gjermanisë tha se termat dhe kushtet e Facebook detyruan përdoruesit të pranojnë t’iu mbledhen të dhënat nga burime të shumta.

Duke njoftuar vendimin e tyre, ata thanë se shërbimet në Facebook, të tilla si WhatsApp dhe Instagram mund të vazhdojnë të mbledhin të dhëna, por iu duhet miratimi i përdoruesve para se informacioni të caktohet në llogaritë e Facebook. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO